Hat-trick nga Cikalleshi

Sokol Cikalleshi ka shënuar hat-trick për skuadrën e tij Istanbul Basaksehir.
Cikalleshi ka shënuar hat-trick për Istanbul Basaksehir, në ndeshjen ndaj Sanliurfaspor, në kuadër të Kupës së Turqisë.
Sulmuesi i Kombëtares realizoi në minutat 12, 58, dhe 63, ndërsa skuadra e tij po fiton 4:1.
Cikalleshi i ka regjistruar edhe dy gola të tjerë deri më tani në Superligën e Turqisë.

scroll to top