Hitzfeld: Xhaka i duhet Bayernit

Futbollisti me kombësi shqiptare, Granit Xhaka ka marrë mbi vete vëmendjen e mediave kryesore evropiane. Sipas gazetave gjermane, vëllai i futbollistit të përfaqësueses së Shqipërisë, por që vetë zgjodhi të luajë për Kombëtaren e Zvicrës, ka ngjallur interesin e klubit më të suksesshëm gjerman, njëherësh edhe nga më të mirët në Evropë, Bayern Munchen. Granit Xhaka konsiderohet si kandidat për të zëvendësuar Xabi Alonson te Bayern Munchen. Sipas të njëjtave burime, Xhaka konsiderohet nga klubi bavarez si kandidati kryesor për të zëvendësuar Xabi Alonson, kontrata e të cilit skadon në verën e vitit të ardhshëm.

Në vlerësim të Granit Xhakës është shprehur edhe Matias Sammer, njëri nga personat me ndikim në stafin e klubit, i cili deklaroi publikisht. “Granit Xhaka, ashtu si edhe të tjerët, janë duke u vëzhguar nga Bajerni”, deklaroi Sammer.

Në sinkron me ato që shkruajnë mediat gjermane në lidhje me interesimin e bavarezëve në adresë të kapitenit të Borussia Mönchengladbach, është shprehur sot edhe duke vlerësuar Xhakën si një futbollist të përshtatshëm për Bayern Munchen edhe ish-trajneri i bavarezëve, aktualisht drejtues i Kombëtares së Zvicrë, Ottmar Hitzfeld. Ndërkohë, vetë Granit Xhaka mësohet të ketë deklaruar:

“Sigurisht që nuk do të doja të ndryshoja klub, qoftë ky Bajern apo tjetër ekip, nëse do të dija që do të isha i katërti apo i pesti në mesfushë”, ka thënë Xhaka.

scroll to top