Horoskopi ditor, e hënë 11 shkurt 2019

auto_horoskop_1494775719-14361161495889021.jpg

Dashi

Nëse jeni ne një lidhje duhet me patjetër te vendosi pak rregull sepse po vazhduat ashtu si e keni nisur nuk keni për te shkuar gjate. Beqaret nuk do jene shume me fat dhe serish nuk kane për ta gjetur personin qe po kërkojnë. Tregohuni pak me te duruar. Ne planin financiar do kryeni transaksione me rëndësi duke qene se situata do jete me e qëndrueshme.

Demi

Dite e mire kjo e sotmja për pjesën me te madhe te atyre qe janë ne një lidhje. Asnjë planet nuk do ndikoje negativisht, përkundrazi ata do ju nxitin te tregoheni me tolerante dhe te kuptueshëm. Beqaret ka shume mundësi ta gjejnë personin qe aq shume kane ëndërruar. Financat do kenë përmirësime duke filluar qe nga mesdita. Do ndiheni me te qete ne këtë sektor.

Binjaket

Momentet e lumtura do jene te shumta gjate kësaj dite. Do ndiheni për mrekulli ne krahët e partnerit tuaj dhe nuk do keni çfarë te kërkoni me tepër sesa do iu jepet. Beqaret nga ana tjetër do ndihen mire edhe ashtu si janë dhe nuk do e kërkojnë me ngulm personin ideal. Ekuilibri financiar nuk do ketë tronditje te mëdha, megjithatë duhet pasur kujdes me shpenzimet.

Gaforrja

Dite e favorshme kjo për te dashuruarit. Do jeni me te qarte për ato qe ndjeni dhe do flisni hapur me partnerin. Te dy do bini ne një mendim për gjithçka. Beqaret do kenë takime, por nuk është periudha e favorshme për te filluar histori dashurie. Ne planin financiar duhet sa me shume maturi dhe përkujdesje. Po e tepruat me shpenzimet do përballeni me vështirësi.

Luani

Saturni do ju nxite te jeni mjaft kërkues ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite, por kjo nuk do i pëlqejë dhe aq atij qe keni ne krah. Ka gjasa qe debatet te jene te shumta. Beqaret do jene shume pranë gjetjes se personit ideal, atij qe iu përshtatet me se miri. Situata financiare do varet tërësisht nga sjellja juaj. Po shpenzuar kuturu përgatituni për probleme.

Virgjeresha

Mos kërkoni qe gjithçka ne jetën tuaj ne çift te jete si neper filma sepse ne këtë mënyrë do e lëndoni veten. Mundohuni te jeni sa me realiste dhe ta jetoni momentin si t’iu vije. Beqaret, ne një mënyrë apo ne një tjetër do e gjejnë personin e duhur, por do presin disa kohe para se te hedhin çdo hap. Klima ne planin financiar nuk do jete e keqe, kështu qe do jeni te qete ne këtë sektor.

Peshorja

Konfigurimi i yjeve do jete mjaft pozitiv gjate kësaj dite për ata qe janë ne një lidhje. Do flisni me lirshëm me partnerin dhe do i zgjidhni edhe mosmarrëveshjet qe keni pasur. Beqaret duhet ta lënë veten te lire dhe t’i marrin gjerat si t’iu vijnë. Yjet rekomandojnë te mos hidhet asnjë hap i nxituar. Financat do jene me te mira se disa dite me pare, por nuk është ende koha për shpenzime te mëdha.

Akrepi

D kuptoheni edhe vetëm me shikime me partnerin tuaj sot dhe lidhja qe keni krijuar do përforcohet me tepër. Ata qe kane pasur mosmarrëveshje do dini te kërkojnë falje dhe do falin. Beqaret do kërkojnë shume, por me kot. Financat nuk do jene te mrekullueshme, por dhe shume problematike nuk do jene. Mundohuni t’i menaxhoni me kujdes ato para qe keni.

Shigjetari

Dite shume e trazuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do bini dakord për asgjë me partnerin tuaj dhe do kërkoni gjithmonë te behet si thoni ju. Beqaret duhet te bëjnë ende durim nëse duan te gjejnë personin me te përshtatshëm. Situata financiare do ketë mjaft përmirësime për shkak te ndihmës qe do iu japin familjaret ose për shkak te një trashëgimie.

Bricjapi

Marrëdhënia me çift do jete shume e ngrohte gjate kësaj dite. Komunikimi do shtohet dhe do pranoni me lehtësi mendimet e njeri-tjetrit. Beqaret do kërkojnë gjithë ditën dhe do jene te pavendosur për atë qe duan te bëjnë. Mire është qe ata te sqarohen njëherë me veten. Financat do jene goxha te paqëndrueshme duke qene se ju do shpenzoni pa u menduar.

Ujori

Dite mjaft harmonike kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni me se miri pranë partnerin dhe nuk do dëshironi asgjë me shume sesa ai do iu japë. Beqaret nuk do kenë shume fat dhe do ngelen serish me te njëjtin status. Ne planin financiar nuk duhet te rrezikoni shume edhe nëse situata do jete e qëndrueshme. Mendoni edhe për te nesërmen.

Peshqit

Ata qe janë ne një lidhje do kërkojnë vetëm qetësi dhe rehati gjate kësaj dite. Ka ikur koha e çmendurive. Flisni me partnerin ne mënyrë qe edhe ai ta mësojë atë qe ju dëshironi. Beqaret duhet t’i shprehin me tepër ato qe ndjejnë sepse vetëm ne këtë mënyrë do e tërheqin pas vete personin qe pëlqejnë. Për financat do jete dite goxha e vështirë. Kujdes!

scroll to top