Horoskopi ditor, e hënë 5 nëntor 2018

Puna: Aleancat me partnerë fantastikë, të cilët kanë investuar në projektet fituese do të jenë në gjendje të shikojnë rezultatet e para.

 

Akrepi

 

Dashuria: Horoskopi njofton mbylljen për disa çifte që kanë kuptuar se nuk mund ta vazhdojnë udhëtimin e tyre së bashku. Në vend të kësaj, ka mundësi të mëdha për çiftet e reja. Beqarët sot do të përjetojnë aventura unike dhe të veçanta.

 

Puna: Ju do të mbani me sukses një partneritet me një bashkëpunëtor, megjithatë, duke sqaruar që nga fillimi se nuk doni të pushtoni këtë fushë.

 

Shigjetari

 

Dashuria: Është dita e duhur për të formalizuar një marrëdhënie në të cilën keni investuar shumë. Shumë prej jush do të jenë gjithashtu gati për të marrë hapin e madh. Flirtim spontan për beqarët, por kini kujdes, mund të dilni me ndonjë lidhje të papritur.

 

Puna: Mendoni për atë që kërkoni me të vërtetë para se ta hidhni veten në një projekt të ri. Kini parasysh bashkëpunimet e reja.

 

Bricjapi

 

Dashuria: Sot lidhja me gjysmën e ëmbël do të arrijë majat shumë të larta. Çdo vështirësi do të tejkalohet dhe çdo keqkuptim do të lihet mënjanë! Kupidi godet beqarët, të inkurajuar nga planetët miqësorë që ju bëjnë kurioz para njohjeve të reja.

 

Puna: Ju po kaloni një periudhë të qetë për biznes. Do të ketë ngjarje dhe surpriza që do të sjellin lajme në fushën financiare.

 

Ujori

 

Dashuria : Sot nuk ka vend për keqardhje apo kujtime të dhimbshme, ka kushte për të gëzuar të tashmen tuaj. Me strategjitë tuaja ju ende do të magjepsni gjysmën tuaj të ëmbël. Beqarët do të duhet të synojnë për arritjet më të qëndrueshme në qoftë se duan të gjejnë personin e duhur.

 

Puna: Kush po synon një rol të ri në vendin e punës sot do të ketë mundësinë  të kërkojë dhe do të jeni të kënaqur.

 

Peshqit

 

Dashuria: Venusi dashamirës mbron çiftet, edhe pse nuk do të mungojnë grindjet dhe mosmarrëveshjet e nxitura nga xhelozia për gjëra të parëndësishme. Arritje të bukura për beqarët, do të jenë të hapur dhe do të bëjnë shumë njohje të reja.

 

Puna: Kënaqësi dhe lajme të mira sot do të sjellin një buzëqeshje. Çdo gjë që keni investuar do të sjellë fitime të reja./b.l/noa.al/

scroll to top