Horoskopi ditor, e mërkurë 20 prill 2016

horoskopi-1.jpg

Është koha e përshtatshme për të bërë një udhëtim me partnerin/en. Beqarët do jenë joshës pa e kuptuar dhe do ju shtohen kërkesat për takime. Edhe financat do jenë të mira.

Dashi

Sot do të ndiheni nervozë dhe të shqetësuar, pa e ditur arsyen pse: ka shumë mundësi që të ndikojnë edhe keqkuptimet me partnerin/en. Mos kini turp të fitoni besimin e tij. Beqarët do jenë tejet impulsivë dhe ka rrezik të mos mendohen mirë para se të hedhin hapa. Në planin financiar do jeni me fat.

Demi

Kjo mund të jetë një nga ditët më të bukura të jetës suaj për ju të dashuruarit, ndaj përpiquni edhe ju që ta bëni të mrekullueshme. Beqarët do kenë nevojë për qëndrueshmëri në jetën e tyre dhe do tregohen të kujdesshëm me takimet. Me financat duhet të tregoheni të kujdesshëm.

Binjakët

Kjo do të jetë periudha e kthimeve të mëdha në dashuri, sidomos për të lindurit nga ora pesë deri në orën shtatë të mëngjesit. Pothuajse për të gjithë do të jetë një ditë me fat kjo e sotmja. Beqarët do jenë joshës pa e kuptuar dhe do ju shtohen kërkesat për takime. Financat do vinë duke u përmirësuar.

Gaforrja

Një seri shqetësimesh mund t’ua komplikojnë ditën ju që jeni në një marrëdhënie, duhet të jeni më prezent për veten tuaj. Vonesat në të shkuarën do t’jua bëjnë një situatë tepër të vështirë për ta zgjidhur. Beqarët do jenë me fat në dashuri. Edhe financat do jenë të mira.

Luani

Tregohuni guximtar. Merrni iniciativat. Janë të favorizuara impenjimet në çift dhe projektet afatgjata. Ndryshoni stilin e jetës. Beqarët do realizojnë plot takime, por do preferojnë të mos ndryshojnë statusin. Në planin financiar gjithçka do jetë në kontroll.

Virgjëresha

Ata që janë çift kanë probleme me xhelozinë, e cila nuk i lë në paqe: jini më pak krenarë dhe persona të thjeshtë. Beqarët do enden gjithë kohën dhe do i neglizhojnë edhe takimet e mira që do ju paraqiten. Financat do jenë të mira.

Peshorja

Marsi dhe Mërkuri do t’ua vështirësojë situatën atyre që janë duke përjetuar një dashuri. Bëni kujdes dhe ruani qetësinë në çdo situatë. Beqarët nuk do e gjejnë dot shpirtin e tyre binjak edhe pse do lodhen duke e kërkuar. Në planin financiar duhet të tregoheni të kujdesshëm me shpenzimet.

Akrepi

Është momenti që t’i besoheni një specialisteje për të ndjekur një ditë të ekuilibruar. Është koha e përshtatshme për të bërë një udhëtim me partnerin/en. Beqarët më mirë të mos tregohen ëndërrimtarë sepse mund të zhgënjehen. Financat nuk do jenë aspak të mira.

Shigjetari

Përveç se keni pikëpamje të ndryshme me partnerin/en, humori juaj në këtë ditë nuk do të krijojë një klimë të nevojshme për marrëdhënie të mira. Beqarët do ndihmohen nga Marsi dhe do nisin një lidhje serioze. Buxheti do jetë shumë herë më i mirë se më parë.

Bricjapi

Sot duhet të bëheni ju iniciatorët e zgjidhjes së një situate në marrëdhënien tuaj në çift, e cila duket të jetë tejet e vështirë. Nëse jeni të turpshëm, gjeni një arsye të fortë dhe merrni situatën me kurajë. Beqarët mund të abuzojnë me joshjen. Buxheti nuk do jetë i keq.

Ujori

Tensione me partnerin/en. Kujdesi të ruani qetësinë dhe situata të mos ju dalë jashtë kontrollit. Beqarët do kenë plot njohje të reja dhe do ndihen mirë, por nuk do preferojnë ende që ta ndryshojnë statusin. Në planin financiar duhet të ndryshoni mënyrën e menaxhimit.

Peshqit

Dedikojuni marrëdhënies suaj në çift sot, pasi partneri/ja gjatë kësaj periudhe është ndjerë shumë si i lënë pas dore. Përgjithësisht e sotmja do të jetë një ditë argëtuese. Beqarëve do ju rëndojë pafund vetmia, por nuk do e ndryshojnë dot statusin. Në planin financiar do jeni të logjikshëm me shpenzimet.

scroll to top