Humb jetën tragjikisht 4-vjeçari, flet dëshmitari: E zuri korenti para këmbëve të mia, po luante me dritat në tokë

4164B658-0111-4490-8CFA-CDB8B5A0562C.jpeg

Një ngjarje e rëndë është raportuar mëngjesin e sotëm në Berat.

Një fëmijë 4-vjeçar ka humbur jetën, për shkak se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Vogëlushi është çuar me urgjencë në spital pasi ka qenë ende me shenja jete. Ai ka marrë kujdesin e mjekëve, por nuk ia ka dalë dot të mbijetojë.

Burime për joq bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pranë parkut të qytetit, në krah të pedonales.

Mësohet se fëmija ka prekur tek ndriçues që ka vënë Bashkia që në festat e kaluara dhe telat kanë qenë të zhveshur.

Dëshmitari kryesor I ngjarjes ka rrëfyer të gjithë atë që ndodhi për JOQ ALBANIA. Qytetari shprehet se e ka marrë në krahë fëmijë, e ka çuar në spital, por ishte shumë vonë.

Ai shton se fëmija rom ka humbur jetën për shkak të neglizhencës dhe shpreh dyshimin se askush nuk do të dënohet për këtë.

Qytetari shkruan:

Pershendetje JOQ, sot ne qytetin e Beratit perpara kembeve te mia zuri korenti nje femije 4 vjec duke luajtur ne park. E mora dhe e cova ne spital por femija fatkeqsisht ka nderuar jet pas 30 min. Kjo per arsye sepse bashkia e beratit ka vendosur drita ne toke ne park dhe kto drita jan thyer, kjo ka ber qe femija duke luajtur e ka zen korenti. Ai femije sot vdiq per faj te neglizhences. Ndihem shum keq sepse asnje nuk do mbaj pergjegjesi per kete gje, mbi te gjitha ishte femije nga komuniteti rome. Ngjarja ka ndodhur ne parkun e madhe tek bulevardi i beratit ku luajn me qindra femije.

scroll to top