I shijshëm dhe i shëndetshëm: Kompot me kungull dhe xhenxhefill

Përbërësit: 

2 kg kungull i qëruar dhe i pastruar
800 gr sheqer
pak karafil
1/2 rrënjë xhenxhefill
limon
2 lugë uthull molle
2 l ujë

Përgatitja: 

Kungullin e pastruar dhe të prerë në katrorë e zieni gjysëm minuti në ujë të vluar në të cilin keni hudhur uthull dhe e kulloni.

Në masën (tretësirën) shtoni sheqer dhe zieni me karanfil dhe rriska të holla të limonit si dhe ca copëza të xhenxhefilit.

Pemët vendosni në enë qelqi (teglla) sipër i qitni sherbetin e ftohtë dhe mëlmesat.

Mbylleni dhe zieni në tenxheren për sterilizim rreth 15 minuta.

scroll to top