Implementimi i MO-së nënkupton rregullimin e statusit të ushtarëve të UÇK-së

Me rekomandimet e analizës së Marrëveshjes së Ohrit sugjerohet kthimi i preambulës së Kushtetutës, në formën e paraparë në versionin origjinal të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, ku përmendet identiteti qytetar dhe jo etnik i qytetarëve të Maqedonisë, me çka përfundon konflikti politik mes dy komuniteteve më të mëdha në vend, raporton zhurnal.mk.

Të sillet një ligj i ri me të cilin gjuha shqipe do të jetë gjuhë zyrtare në shtet, buxheti qendror dhe buxhetet e komunave të miratohen me shumicën e Badinterit. Sekretariati për Marrëveshjen Kornizë të Ohrit të transformohet në ministrinë për sistemin politik dhe marrëdhënie midis bashkësive.

Sistematizimi i të punësuarve në Sekretariat të cilët po qëndrojnë në shtëpi dhe po marrin paga dhe kompanitë me interesin shtetëror që të kanë obligim të punësojnë administrator, të rritet decentralizimi përmes masave konkrete buxhetore dhe të rregullohet statusi i ushtarëve të vrarë të UCK-së dhe të familjeve të viktimave nga konflikti i vitit 2001.

scroll to top