Inter, “ngrin” pista Vidal, sprint final për Eriksen

eriksen.jpg

Kundër Middlesbrough në FA Cup mund të jetë ndeshja e fundit e Christian Eriksen me fanellën e Tottenham. Ashtu siç njoftoi dhe Jose Mourinho në konferencë për shtyp, Erisken do të grumbullohet rregullisht me ekipin dhe pas të shtunës mund do të shohim se çfarë do të ndodh. Inter ka bërë hapa përpara për të transferuar Eriksen në Milano teksa i ka paraqitur agjentit të tij ofertën zyrtare.

Skysports Christian Eriksen 4889613
Skysports Christian Eriksen 4889613

Agjenti i fantazistit danez ndodhet në Itali për të mbyllur detajet e fundit të kontratës. Mbetet për tu zyrtarizuar marrëveshja me Tottenham, me “gjelat” që kërkojnë 20 milion euro ndërsa Inter për momentin ofron 10-12 milion. Zgjidhja për këtë ngërç vjen nga Gabigol i cili është vetëm një hap larg Flamengos, një operacion nga ku Inter do të përfitoj 16 milion euro.

Vidal
Vidal

Në mesfushë, Eriksen është shndërruar në objektivin kryesor pasi pista tjetër Aurturo Vidal është ndërlikuar shumë pas ndryshimeve në pankinën e Barcelonës. Mbetet për tu përcaktuar edhe e ardhmja e Ashley Young i cili mund të transferohet në Milano në verë pasi Inter po negocion me Romën për një shkëmbim Politano-Spinazzola.

Giroud
Giroud

Nuk ka asnjë nxitim për pistën Giroud, Marotta ka gjetur akordin total me lojtarin dhe me Chelsea, pritet vetëm largimi i Politanos për të mbyllur marrëveshjen me sulmuesin francez.
(BalkanWeb)

scroll to top