Iraku, Turqisë: Tërhiqni forcat; Turqia: Ne erdhëm për të mbetur!

Turqia ka ndaluar tani për tani lëvizjen e trupave në pjesën veriore të Irakut, por nuk do të tërheq ato që tashmë gjenden atje, ka bërë të ditur sot ministri i jashtëm turk Mevlut Cavusoglu, pas kërkesës së Bagdadit që të tërheq trupat e dërguara në afërsi të qytetit Mosul që kontrollohet nga terroristët e Shtetit Islamik, raporton televizioni turk DHA.
Zëdhënësi i ministrisë së punëve të jashtme të Turqisë, Tanzhu Bigliq, ka deklaruar se Cavusoglu ka përsëritur qëndrimin e tij se Turqia respekton integritetin territorial të Irakut dhe se ndërhyrja ushtarake e Turqisë është bërë në marrëveshje me qeverinë rajonale të kurdëve të Irakut, të cilët Turqia është duke i trajnuar për luftën kundër ISIS-it.

Ankaraja zyrtare ka bërë të ditur se vendosja e fundit e trupave turke në pjesën veriore të Irakut, është pjesë e një misioni për të trajnuar dhe pajisur forcat irakiane, gjë që qeveria e Irakut e ka mohuar një gjë të tillë. Kjo mosmarr5veshje ka të bëjë me ndasitë shiite-sunnite në Irak, ku pjesa lindore dhe veriore e shohin Turqinë si shpëtimtare ndaj ISIS dhe qeverisë shiite të përkrahur nga Irani.

scroll to top