IRI amerikan: BDI e pakonkurrencë

Sipas anketës së fundit të bërë nga Instituti Republikan Amerikan të realizuar përmes Agjencisë Brima Gallup të bërë në muajin tetor të këtij viti, Bashkimi Demokratik për Integrim gëzon rejtingun më të lartë ndër partitë shqiptare.

Qytetarët e anketuar janë prononcuar se i japin mbështëtje partisë së Ali Ahmetit me 6 %.
Në anën tjetër partia e dytë shqiptare- opozitare PDSH gëzon rejting trefish më pak se BDI, gjegjësisht 2% dhe rangohet me RDK-në e Rufi Osmanit.
Nga ana tjetër partitë e vogla shqiptare si Lëvizja BESA dhe LR-PDSH kanë ngelur me vetëm 1% të besimit ndër qytetarët e Maqedonisë.

Në kampin politik maqedonas, situata nuk ka ndryshuar.
VMRO e Gruevskit ka dyfishin e mbështetjes në krahasim me LSDM opozitare, gjegjësisht 24% me 12%.

Hulumtimi ka treguar se Gruevski edhe më tej gëzon mbështetje të madhe tek qytetarët me 32%.

* Anketa është zhvilluar si intervistë nga 29 shtatori deri më 5 tetor dhe janë marrë në pyetje 1.106

scroll to top