Isa Mustafa sot takon kryeministrin shqiptar Edi Rama

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Shqipërisë Edi Rama do të zhvillojnë një takim të përbashkët gjatë ditës.

Sipas një njoftimi të Qeverisë së Kosovës për agjendën e kryeministrit Mustafa, takimi me Ramën do të zhvillohet në orën 12:30 në kabinetin e Mustafës.

Kryeministri i Shqipërisë I cili ndodhet në Kosovë në prag të emërimit të Presidentit të ri, do të zhvillojë takim edhe me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Rama do të marr pjesë në ceremoninë e pranimit të detyrës së Presidentit nga Hashim Thaçi, të premten, ndërsa ende nuk dihet nëse do të jetë i pranishëm edhe në seancën ku presidenti i ri do të bëjë betimin sot në Kuvend.

scroll to top