ISH-DEPUTETI I LDK-SË KALON NË VETËVENDOSJE

albini.jpg

Ish-deputeti i LDK-së që e kundërshtonte marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi, Shpejtim Bulliqi, ka kaluar zyrtarisht në Lëvizjen Vetëvendosje.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari I VV-së, Albin Kurti.

“Me Avni Deharin dhe Gani Krasniqin, me Martin Berishajn e Glauk Konjufcën, me Hysamedin Ferajn dhe Elvis Hoxhën, me Liburn Aliun dhe Enver Dugollin, ia uruam mirëseardhjen në VETËVENDOSJE! Prof.Shpejtim Bulliqit. Ishim në Tuz të Malit të Zi, në Logun e Tërgajës te lumi Cem, ku po mbahej festivali tradicional me pjesëmarrjen e mijëra malësorëve vendas e mërgimtarë. Një natë më herët ishim te Prof. Martin Berishaj në darkën e Zojes së Grudës”.

Kurti përmes statusit në Facebook ka thënë se me Bulliqin në këtë parti dhe VV-në në qeveri kufijtë do të jenë të paprekshëm.

“Shpejtim Bulliqi është Kryesues i Komisionit Shtetëror për Shenjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, profesor në FShMN të UP, Departamenti i Gjeografisë, si dhe ka qenë deputet në Kuvendin e Kosovës në legjislaturën e pestë. Shpejtim Bulliqi së bashku me profesorët Zejnullah Gruda e Florim Isufi ishin në krye të argumentimit shkencor për kundërshtimin e demarkacionit Thaçi-Meha që Republikës sonë ia cënoi territorin. Me Prof. Bulliqin në VETËVENDOSJE! dhe me Lëvizjen në qeverisjen e ardhshme, kufijtë e shtetit tonë do të jenë të paprekshëm”, shkruan Kurti.

scroll to top