Ish-ekipi i Buffonit, Thuramit e Crespos, po rikthehet në Seria B

Parma ngjitet në Serinë B. Skuadra e njohur italiane që shpalli falimentin pak vite më parë mposhti sot në finalen e “play-off”-it ekipin e Alessandrias me rezultatin 2-0, falë golave të Scavone në minutën e 11-të dhe Nocciolini në minutën e 67-të.

Një sukses i merituar për një ekip emblemë të futbollit italian që ka promovuar dikur emra futbollistësh si Buffon, Thuram, Crespo e të tjerë dhe trajnerin Ancelotti gjithashtu.

Parma u detyrua ta niste nga pika më e ulët e futbollit italian pas falimentimit të klubit dhe vit pas viti arriti të ngjiste shkallët për të arritur sot në Serinë B, pas finales së “play-off”-it në Lega Pro të fituar ndaj Alessandrias.

scroll to top