Ish-shefi i diplomacisë maqedonase,Malevski, trondit Maqedoninë

Ish shefi i diplomacisë maqedonase, Denko Malevski po trondit Maqedoninë me kolumnën e tij të fundit shkruan Zhurnal. Sipas tij Maqedoninë e presin ditë dhe kriza më të rrënda në të ardhmen pa precizuar se a bëhet fjalë për konflikte të reja mes maqedonasve dhe shqiptarëve apo për coptimin e Maqedonisë. Kriza sipas tij do të zgjat deri në fund të jetës të fëmijëve tanë që nënkupton se së paku edhe 50 vite të ardhshme.

“Ne mendojmë se kjo që na ndodhi në Maqedoni është krizë, ndërsa kjo që do të vij në vazhdim është zgjedhje e krizës. Për fat të keq, unë mendoj se ne u thelluam në një krizë edhe më të madhe e cila do të përfshij gjithë shoqërinë tonë dhe do të zgjat shumë, shumë gjatë! Deri në fund të jetës tonë dhe deri në fund të jetës të fëmijëve tanë”,ka theksuar mes tjerash ish shefi i diplomacisë maqedonase, Denko Malevski shkruan Zhurnal.

scroll to top