Ish-ylli i PSG-së flet për Kombëtaren shqiptare

Shqipëria mund t’ia dalë në Europian, të paktën të kalojë grupin. Nuk është vetëm dëshira e çdo shqip tari dhe as bindja e verbër e një tifozi ultras, por është analiza e Edvin Muratit.
Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare dhe i PSG-së, i cili prej vitesh jeton në Paris, është një prej atyre që e ka parashikuar përballjen me Francën dhe ka gëzuar për këtë.

Në një intervistë për “Panorama Sport” ai thotë se kuqezinjtë kanë shanse reale për ta kaluar grupin dhe për të bërë surpriza të tjera në skenën evropiane të futbollit, por më parë duhet që të korrigjojnë disa gjëra që nuk funksionuan si duhet gjatë eliminatoreve.

“Golat në minutën e 93-të nuk mund të përsëriten më nëse duam që ta kalojmë grupin. Sigurisht, nuk jemi favoritë, por nuk jemi as të mundur para se të hyjmë në fushë”, thotë Murati.

scroll to top