ISIS sulmon bazën e ushtrisë turke, 4 ushtarë të vdekur

4 pjesëtarë të ushtrisë turke kanë humbur jetën pas një sulmi ndaj bazës suhtarake turke në afërsi të qytetit irakian Mosul, lajmëron televizioni shtetëror TRT.
Sulmi është bërë si pjesë e një ofanzive të gjerë nga ana e “Shtetit Islamik” ndaj pozicioneve kurde në veri të Mosulit.

Më 9 dhjetor kryeministri Dautogllu deklaroi se rritja e koncentrimit të ushtrisë turke në Irakun Verior është si shkak i sulmeve të paralajmëruara nga ana e ISIS ndaj instruktorëve turq që po trajnojnë forcat kurde. Megjithatë qeveria e Bagdadid insiston në atë që Turqia të tërheqë ushtrinë e saj nga territori irakian.

scroll to top