Islami: Legalizimi i marihuanës do të gjeneronte fitim për shtetin e Kosovës

Publicisti Dardan Islami në Info Magazine të Klan Kosovës, në kontekst të përfitimit ekonomik të Kosovës ka bërë një pyetje interesante.

Ai ka kërkuar të dijë “pse qeveria nuk e legalizon marihuanën?”, pasi fitimet nga shitja e produkteve medicinale të saj do të mund të ishin të mëdha, njofton Klan Kosova.

“Pse qeveria nuk e legalizon marihuanën?”

“Unë mendoj që legalizmi dhe nxjerrja e atij lloji mund të mbillej në Kosovë dhe do të shitej si ilaç, si në shumë vende të botës”.

“Këso idesh nevojiten, që gjenerojnë fitim dhe zhvillim. Kësisoj përfitojnë edhe fermerët edhe njerëzve që i duhet”.

Duke e vazhduar mendimin e tij, Islami ka thënë se legalizimi do të bënte që ata të cilët duan ta konsumojnë këtë do të mund ta bënin legalisht, duke e blerë në barnatore.

“Ata që dëshirojnë ta pijnë e blejnë në barnatore”.

scroll to top