Islamizmi prek tërë shoqërinë, dhe jo vetëm islamin

Psikologu arabo-izraelit, punon në një këshillimore e cila merret me radikalizmin tek të rinjtë- në njërën anë si punë preventive, dhe në anën tjetër i sistemon dhe integron në shoqëri të kthyerit nga shteti Islamik-IS. Ai fletë mbi gjeneratat, allahun dhe radikalizmin.

„Unë nuk jam këtu për të folur keq për islamin, porse për radikalizmin e islamit“, e sqaron Ahmedi qysh në fillim. Ahmad Mansour është një arabo-izraelit që praktikon fenë myslimanë.

Pas një sulmi në vitin 2004 ai arratiset nga vendlindja e tij dhe vendoset në Berlin. Ku jeton dhe punon si psikolog për projekte kundër ekstremizmit, ndërkohë angazhohet për një islam reformues, liberal dhe në përputhshmëri me demokracinë.

Mansour punon në një këshillimore e cila angazhohet me tema rreth radikalizmit, që shërben si punë preventive parandaluese, dhe në ndërkohë merret me projekte integruese në shoqëri me të kthyerit nga shteti islamik-IS.

Sipas Mansour, janë 15 për qind e grave të reja që i bashkëngjiten IS-të. Ato dashurohen në një radikalist dhe e ndjekin pas. Këto gra vijnë nga familje të strukturuara patriarkale. Në kohën e tij të rinisë, Ahmad Mansour, ka qenë vetë pjesë e radikalëve për pesë vjet me radhë.

Puna e Ahmadit nuk është gjithnjë e thjeshtë, ngase në muajt e kaluar ai ka dhënë mbi 100 intervista për mediat, dhe sot jeton nën mbrojtje policore. Megjithatë ia vlen angazhimi im për të rinjtë myslimanë, është i bindur ai.

Pesë për qind të të rinjve që janë rritur si salafist, janë të prekur nga radikalizmi, shpjegon Mansour. Salafizmi është një rrymë radikale ultrakonzervative brenda për brenda islamit. Të jesh salafist, domethënë, të mos mendosh dhe të mos vendosësh vetë, thotë Mansour.

Tutje salafistët e shohin veten si viktimë dhe kanë një pasqyrë të qartë armiqësie për shtetet perëndimore. Këtë dhe tema të njëjta ndesh 38 vjeçari shpesh në punën e tij me ekstremistët e rinj apo me ata që janë të rrezikuar të bëhen.

IS13Islami ka nevojë për reforma

Të rinjtë që nuk kanë pasur vëmendjen e babait, që vuajnë nga komplekset, kanë përjetuar ngjarje të këqija, probleme në shkollë apo në familje ose kanë përjetuar diskriminim, janë veçmas, të rrezikuar që të bëhen radikal, thotë Mansour.

Në këtë situatë të vështirë, radikalët i kontaktojnë këta rinj, me të cilët ia dalin të krijojnë një lidhje emocionale. Radikalët ju ofrojnë këtyre të rinjve shpjegime për të gjitha problemet, „për të mirat dhe të këqijat“, dhe këto të rinjve apo njerëzve të pasigurt ju duken atraktive.

Atyre ju mësohet roli i viktimës përmes teorive konspirative që ju ngulitet në kokë se njerëzit kritik ndaj islamit duhet të vriten.

„Në situata të këtilla është mundësia e madhe që të rinjtë të radikalizohen“, thotë Ahmad Mansour.

Mirëpo çka mund të ndërmerret kundër kësaj dukurie?

Psikologu është i bindur, që feja islame ka nevojë për reforma, dhe një dialog ndër-islam.

„Por, ky problem nuk prek vetëm islamin, porse te tërë shoqërinë. Ne duhet të punojmë së bashku që të arrijmë tek kjo gjeneratë dhe ti shpëtojmë ata“, thotë Ahmad.

Ka nevojë për një politikë që është e gatshme ti shoh problemet dhe që mos ti shoh ato si tema tabu. Të rinjtë mysliman kanë shpesh ndjenjën e të qënurit trup i huaj. Ata kanë nevojë për një besim alternativ, i cili nuk ka asgjë të përbashkët me radikalizmin dhe islamizmin. Sistemi shkollor duhet poashtu të reformohet. Janë të paktë mësuesit që i kanë përdorur temat për Sirinë në mësim. „Shoqëria ka nevojë për një ndjenjë-ne dhe jo ti apo ai. Unë jam plotë shpresa që ne këtë do ta arrijmë“.

scroll to top