ITU: 95% e botës mbulohet nga telefonia mobile

Raporti i fundit për internetin global i lëshuar nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU) konstaton se më shumë se tre miliardë njerëz tani janë në internet dhe se mbi 95% e popullsisë botërore është “e mbuluar” me sinjal mobil.
Raporti parashikuar që, deri në fund të vitit, 46% e familjeve do të kenë qasje në internet në shtëpi, nga 44% sa ishin vitin e kaluar apo 30% sa ishin pesë vjet më parë.

ITU gjithashtu parashikon se deri në vitin 2020, 56% e njerëzve do të kenë qasje në internetin në shtëpi.

Rritja në përdorimin e internetit është ngadalësuar, duke u rritur me 6.9% në 2015 kundrejt 7.4% në vitin 2014, por shkalla e përdorimit të tij në vendet në zhvillim pothuajse është dyfishuar në pesë vitet e fundit, shton raporti.

Segmenti mobile vazhdon të jetë sektori i rritjes, me abonimet më të mëdha në rritje, ose me katërfish në pesë vitet e fundit nga .8 miliardë deri në 3.5 miliardë përdorues.

Sipas Indeksit të Zhvillimit nga ITU, Republika e Koresë ka mbetur në vendin e parë, me Danimarkën duke shkuar në vendin e dytë nga numri katër në të cilin ishte në 2010. Islanda ka mbetur në numrin tre, ndërsa Britania e Madhe bëri një kërcim të madh nga numri 10 në vitin 2010 në numrin 4 në vitin 2015.

scroll to top