Ivanov në Bruksel në takime me Stolenberg dhe Timermans

Presidenti Gjorge Ivanov prej sot do të qëndrojë për një vizitë pune dyditore në Bruksel.
Ivanov, siç njofton kabineti i tij, sot do të takohet me kryetarin e parë të Komisionit Evropian, Frans Timermans.
Sipas axhendës, presidenti i Maqedonisë nesër do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të NATO-së, Jens Stolenberg.
Në fokusin e bisedimeve të presidentit Ivanov me bashkëbiseduesit e tij në Bruksel, siç citohet në njoftim, do të jetë integrimi i Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO, si dhe gjendjet aktuale lidhur me krizën migruese dhe atë të refugjatëve./alsat-m

scroll to top