Ivanov takohet me Ciprasin e Greqisë

Presidenti Gjorgje Ivanov në margjinat e Konferencës për ndryshimet klimatike KOP21 në Paris u takua me kryeministrin grek Aleksis Cipras, me ç’rast janë dakorduar që të vazhdojnë dialogun e masave për rindërtimin e besimit mes të dy vendeve, lajmëroi korrespodenti i MIA-s nga Parisi.

Siç informojnë përfaqësuesit nga Kabineti i presidentit të Maqedonisë, Ivanov dhe Cipras kanë biseduar për krizën aktuale të emigrantëve dhe për masat për ndërtimin e mirëbesimit mes të dy vendeve.

Cipras dhe Ivanov janë dakorduar se është i domosdoshme vazhdimi i dialogut mes të dy vendeve në të gjitha temat, ndërsa veçanërisht për dy çështje kryesore – krizën e emigrantëve dhe masat për rindërtimin e besimit.

Ky ishte takimi i dytë mes Ivanovit dhe Cipras në muajin e fundit. Paraprakisht, presidenti Ivanov, realizoi takim edhe me presidentin e Serbisë, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Austrisë.

scroll to top