Izairi dhe Dehari nënshkruajnë marrëveshjen për stacionin filtrues të ujërave të zeza

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nuran Izairi, dhe kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, sot nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit, që parasheh trajtimin e ujërave të zeza, një projekt që kap shumën prej 9 milion eurove.
Me marrëveshjen e bashkëpunimit që u nënshkrua sot nga ministri, Nuran Izairi, dhe kreu i Kërçovës, Fatmir Dehari, do të realizohet njëri ndër projektet më të rëndësishëm dhe më efektiv në rajonin e Kërçovës, i cili gjithsesi do të ulë shkallën e ndotjes së ambientit jetësor në këto hapësira.
Ky projekt, që kap vlerën prej 9 milion eurove, do të realizohet me mjetet e BE-së dhe Qeverisë së Maqedonisë, dhe ai do të jetë gati më vitin 2017.
Kreu i Kërçovës, Fatmir Dehari, dhe ministri, Nuran Izairi, kanë biseduar edhe për një investim tjetër në fushën e ekologjisë, që kap shumën prej 13 milion eurosh dhe që përfshin projektet e kanalizimeve të ujërave fekal në të gjitha fshatrat e komunës.
Temë e pashmangshme e takimit të sotëm midis dy zyrtarëve ka qenë edhe problemi i deponisë sanitare, i cili, sipas tyre, do të zgjidhet përmes projektit të deponisë regjionale dhe procesit të riciklimit të mbeturinave.
scroll to top