Izairi : Mobilizim i përgjithshëm, komunat të përfshihen në luftën kundër ndotjes

Problemi i ndotjes së lartë të ajrit ka përfshirë disa qytete të vendit, andaj kërkohet që t`I jepet rëndësi e madhe këtij problem dhe duhet një mobilizim I përgjithshëm si nga institucionet ashtu edhe nga qytetarët. Kështu u shpreh ministry I Ambientit, Nurhan Izairi I cili sapo u kthye nga Samiti Botëror që synon luftimin e ndotjes globale.

“Është mirë që këtë pyetje t’ua bëni kryetarëve të komunave se çka do të ndërmerret, sepse një pjesë shumë e madhe e përgjegjësive, siç e dini, u takon kryetarëve të komunave, që të harmonizohen me planin operativ dhe të kenë planin se si duhet të dalin nga kjo situatë. Ne i kemi dhënë sugjerimet se cilat hapa duhet t’i ndërmarrë komuna në rastet kur 5 ditë radhas tejkalohet ndotja dhe cilat nëse tejkalohet për 10 ditë me radhë”- deklaroi ministri i Ambientit Jetësor, Nurhan Izairi.

Izairi njëherit paralajmëroi se më 17 dhjetor do të mbahet një takim me të gjithë kryetarët e komunave që kanë probleme me ndotjen e lartë të ajrit, ku do t’u jepen udhëzime se si me problemin e ndotjes janë përballur vendet më të zhvilluara.
Ajri është i ndotur edhe në Paris dhe Londër, por atje kontributin e tyre e japin edhe qytetarët. Prandaj kur “Jugohromi” punon me vetëm 20% të kapacitetit dhe Tetova përsëri ka nivel të lartë të ndotjes, ashtu si edhe Shkupi, Kërçova dhe Manastiri, ministri Izairi apelon që t’i lëmë automjetet në shtëpi dhe në punë të udhëtojmë me transportin urban, raporton RTVM2, transmeton ilirianeës.mk.

scroll to top