Ja arsyeja që Trump telefononoi Erdoganin!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka telefonuar homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, pas referendumit të zhvilluar të dielën në Turqi.

Trump e ka uruar Erdoganin për suksesin e shënuar në referendumin për ndryshime kushtetuese, të cilat do t’ia zgjerojnë atij kompetencat.

Kështu kanë bërë të ditur të hënën burime brenda pallatit presidencial të Erdoganit, për agjencinë e lajmeve Reuters.

DASH ka thënë se i ka dëgjuar shqetësimet e ngritura nga vëzhguesit evropianë të referendumit të zhvilluar të dielën në Turqi për ndryshime kushetetuese, dhe se është në pritje të një raporti përfundimtar, duke sugjeruar se nuk do të komentojë më shumë derisa të publikohet një vlerësim i plotë.

scroll to top