Ja çfarë ndodhi sot në seancën e rastit ‘Monstra’!

Në rigjykimin për rastin “Monstra” që filloi sot në Gjykatën Penale, paditësi i sapoemëruar Naum Panovski nuk kishte kohë për rrishikimin e rastit, pasiqë në gjykatë lexoi vetëm një nga dy akuzat për rastin.

Pas leximit të akuzës së parë, reagoi avokati Naser Raufi, i cili i tha gjykatës se aktakuzës i mungon pjesa e dytë për të akuzuarin Samir Luta, pasi që ai u arrestua një vit e gjysmë pas arrestimit të të tjerëve, kështu që, vetëm atëherë prokurorja Gordan Geshovksa përgaditi një akuzë të posaçme.

Siç kemi njoftuar tashmë, edhe pse në rigjykim e ri, aktakuza përfaqësohet nga një prokuror i ri, sërish ai mbeti në të njëjtën aktakuzë të ngritur nga Geshkovska.

Avokati Naser Raufi ka kërkuar që lënda të merret nga Prokuroria Speciale Publike (PSP), e cila ka kryer procedura parahetimore për rastin “Monstra”

Seanca e radhës shtyhet për më 14 mars, periudhë deri kur prokurori i akuzës duhet ta merr aktakuzën e dytë./

scroll to top