Ja deputetët që emërojnë punonjës në administratën e burgjeve

Emërimet e militantëve të Partisë Socialiste në administratën e burgjeve, janë dokumentuar në një listë, që ka rënë në dorë të Partisë Demokratike. Lista u publikua sot nga Enkeled Alibeaj. Në krah të emrit të punonjësit, shënohet emri i deputetit që e ka emëruar, apo që e “mbron” nga problemet me eprorët. Per shembull, në listë dallohet shumë qartë që Pandeli Majko ka “mbajtur premtimin” për 7 emërime në administratën e burgjeve, 6 me shkollë të mesme dhe 1 me shkollë të lartë. Njësoj kanë vepruar edhe deputetët e tjerë apo ministrat Saimir Tahiri, Ditmir Bushati, Besnik Bare, Vasilika Hysi, Fatmir Xhafa apo Rakip Suli. Skandaloze është përfshirja në emërimet e partiake të vetë Ministres së Administratës Publike dhe Inovacionit, Milena Harito. Jo vetëm në daljet publike ne media, por edhe në mbledhjet e grupit të Partisë Socialiste, përgjigjia e Milena Haritos për ankesat e deputetëve socialiste, ka qenë vetëm një; Vendos konkursi!. Sigurisht që deputetet që janë ankuar nuk janë në këtë listë.

Deklarata e plotë e Enkelejd Alibeajt

Shteti i korruptuar i Ramës, deputetët e ministrat sekserë të punësimit

 

Deklaratë e kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj

 

Edi Rama thotë se po bën shtet, dhe ka ardhur për të bërë shtet jo për të punësuar njerëzit në shtet.

Kjo sigurisht është një prej gënjeshtrave e mashtrimeve të koleksionit të tij.

Ai në fakt është në krye të një shteti të korruptuar, kriminal, një ngrehine me lidhje nepotike, ku në punë të fut vetëm paraja dhe njohja me deputetin e ministrin.

Ja cfarë ndodh në drejtorinë e Burgjeve.

Ky dokument konfidencial, që qëndron në tavolinën e Drejtorit si kujtesë për të, tregon të punësuarit, dhe në krah të tyre, sekserin.

Në 6 raste, sekseri është Saimir Tahiri.

Në 11 raste, sekseri është Fatmir Xhafaj.

Në 6 raste, sekseri është ministrja kushërirë, Milena Harito.

Në 5 raste, sekseri është Ditmir Bushati

Në 4 raste, sekserja është Lindita Nikolla

Në 6 raste, sekseri është Rakip Suli.

Në 4 raste, sekseri është Sadri Abazi.

Në 7 raste, sekserja është Vasilika Hysi

Në 6 raste, sekseri është Besnik Bare.

Në 7 raste, sekseri është Pandeli Majko

Ky pra është shteti i Edi Ramës.

Një shtet i korruptuar, tribal, që funksionon me lidhje nepoltike e me rekrutime me para në dorë.

Skandale si këto e një qeverie të zhytur në korrupsion e krim e kanë ngritur popullin në këmbë.

Padrejtësi si këto kanë nxitur revoltën e madhe popullore.

Ndaj qytetarët, të majtë e të djahtë, pa dallim, janë në këtë protestë për ta shporrur këtë shtet të korruptuar e kriminal.

Me 17 dhjetor, të enjten, në dyert e parlamentit për të ndalur qeverinë më të korruptuar të popullit më të varfër në Europë.

scroll to top