Ja klubi ku do të luaj Pogba!

Agjenti i Paul Pogbas,
Mino Raiola ka përjashtuar mundësinë e largimit të klientit të tij nga Juventusi gjatë afatit kalimtar të janarit.
Mesfushori francez që ka vlerë prej 80 milionë funteve, gjatë ditëve të fundit është lidhur me një kalim te Chelsea dhe Manchester City, por Pogba nuk e ka ndërmend të largohet.

“Pogba nuk është më befasi”, ka thënë Raiola. “Ai nuk është lojtar i ri që sapo është zbuluar. Një lojtar me talent e njohin të gjithë. Ka pasur oferta për të dhe ato ende janë aty”.

“Verën e kaluar ai vendosi që të qëndrojë te Juve edhe për një vit dhe ai e mbajti fjalën. Ne nuk jemi të brengosur për të ardhmen e tij. Unë mund të them se nuk do të ketë largim në janar. Në të ardhmen do ta shohim”.

scroll to top