Ja kufiri ekzistues mes Kosovës dhe Serbisë

Deklarata e djeshme e drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, se “kufiri Kosovë-Serbi nuk ekziston, është një vijë kufitare e imponuar”, ka sjell një reagim të këshilltarit të ministres për Dialog në Qeverinë e Kosovës.

Gazmir Raci, këshilltar i ministres Edita Tahiri, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke shfaqur fotografi nga pika kufitare në Jarinje dhe Bërnjak.

Raci në shënimin e tij thotë: “Këto foto po dëshmojnë të kundërtën e asaj që disa zyrtarë të Serbisë paskan deklarua se gjoja në mes Kosovës dhe Serbisë nuk paska kufi. Foto që flasin! Në këtë vite fillon edhe ndërtimi i gjashtë pike kalimeve/ndërtesave të përhershme kufitare me Serbinë që financohen nga Bashkimi Evropian. Pa demarkacion s’ka integrim në BE për asnjërën palë”.

scroll to top