Ja kur fillon të zhduket dëshira për seks

Universiteti Ludwig Maximilian shikoi 3,000 pjesëmarrës të moshave 25 dhe 41, duke i pyetur ata për jetën e tyre seksuale dhe për të përcaktuar kur ishin seksualisht më të kënaqur.

Duket se kënaqësia arrin kulmin vetëm pas një viti në marrëdhënie, transmeton lajmi.net.

Që do të thotë se përvjetori i parë është më ‘i nxehti’. Për më shumë, studiuesit gjetën se kënaqësia seksuale nuk ndikohet nga lindja e fëmijëve dhe numri i tyre.

Në vend të kësaj, argumentet dhe grindjet në marrëdhënie ishin faktorët të cilët ndikonin në më pak seks dhe më pak kënaqësi seksuale.

Këta dy faktorë, fillojnë të shfaqen dhe të ndodhin më shpesh pas 7 viteve në marrëdhënie, duke çuar kështu edhe në një ulje të kënaqësisë seksuale.

scroll to top