Ja kur shqyrtohet kërkesa e Gruevskit për azil

gruevski-mijallkov.jpg

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sonte në “Vetëm e vërteta” në Kanal 5 deklaroi se derisa zgjat procedura për azil, ish-kryeministri Nikolla Gruevski nuk mund të ekstradohet në Maqedoni.

 

Spasovski gjithashtu theksoi se ka pasur persona që kanë ndihmuar Gruevskin të aratiset.

 

Mediat hungareze, tashmë publikuan se çfarë parasheh ligji për azil politik në vend. Sipas shkrimeve, personi që kërkon azil duhet të aplikojë deri te Drejtoria për emigrim dhe azil, menjëherë kur do të ndodhet në territorin e vendit.

 

Ky organ ka afat ligjore prej 60 ditësh nëse do ta pranojë apo refuzojë kërkesën. Gjithashtu ligji hungarez parasheh edhe procedurë të përshpejtuar, ku mund të vendoset për 15 ditë.

scroll to top