Ja kush do ta zëvendësojë Çavkovin

ggggg-1.jpg

Ministri Agim Nuhiu në konferencën për shtyp tha se ka formuar grup pune që ka për qëllim që do të hetojë shkeljet, mos zbatimin e obligimeve nga zyrtarët e MPB-së. Në krye të këtij grupi do të jetë Goranço Savevski.

Po ashtu gjatë konferencës Nuhiu tha se ka kërkuar nga Qeveria shkarkimin e Mitko Çavkovit nga posti i Drejtorit të Byrosë për Siguri Publike. Savevski pas ngjarjeve të Kumanovës ishte emëruar drejtor i Byrosë për Siguri Publike, pasi që këtë post gjatë kohës së Jankullovskës e mbante Mitko Çavkov.

scroll to top