Ja pse do të protestohet sot në Ohër

oher-1.jpg
Protesta të qeta me fillim në orën 11 janë paralajmëruar të mbahen në sheshin “Shën Klimenti i Ohrit” në Ohër. Organizatorë të protestave janë Iniciativa qytetare për shëndet, dinjitet dhe jetë “Rilindja” dhe Lëvizja qytetare për vlera njerëzore “Rruga e vetme” dhe shoqata tjera.
Protesta do të mbahet kundër, siç thonë organizatorët, planit për rrënim dhe shkatërrim të popullit maqedonas dhe shtetit të Maqedonisë.
“I bëjmë thirrje popullit maqedonas, mbrojtësve të sovranitetit të shtetit, të shprehin revoltën e tyre qytetare, mospajtimin me politikat joparimore ndaj planit për rrënim dhe shkatërrim të popullit maqedonas dhe shtetit të Maqedonisë”, thonë organizatorët.
Duke pasur parasysh këtë, organizatorët thonë se protestat do të jenë të qeta dhe jo të dëmshme, pa prishje të qetësisë dhe rendit publik./ilirianews.mk/
scroll to top