Ja sa fiton Shqipëria me pjesëmarrje në Euro 2016, dhe ja sa fiton nëse triumfon

Një ditë para hedhjes së shortit për finalet e “Francë 2016”, UEFA ka publikuar shifrën rekord që do të përfitojë skuadra fituese e evropianit, plot 27 milionë euro.

Agjencitë e huaja të lajmeve thonë se kjo shifër është 3 milionë euro më e lartë se në vitin 2012, kur kampione e Evropës shpallej skuadra e Spanjës, shkruan panoramasport.

UEFA duket se nuk do të lërë pas dore edhe skuadrat e tjera që do të marrin pjesë në këtë kompeticion.

Rreth 301 milionë euro pritet të ndahen mes 24 skuadrave pjesëmarrëse në “Euro 2016”.

Deklarata e UEFA-s duket se është një lajm i mirë edhe për Kombëtaren shqiptare të futbollit, e cila pritet të njihet nesër zyrtarisht me kundërshtarët e saj.

Të gjitha skuadrat pritet të marrin nga 8 milionë euro secila për pjesëmarrjen. Gjatë ndeshjeve në grup ka premio prej 1 milion eurosh për fitore dhe 500 mijë euro për barazimin.

scroll to top