Ja sa minatorë kanë humbur jetën dhe sa janë gjymtuar

Një tjetër i ri ka humbur jetën ditën e sotme në minierën e Bulqizës. Situata sa i takon sigurisë së jetës së punonjësve të nëntokës paraqitet ende problematike. Kreu i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, Kol Nikollaj, tha në “Neës24”, se deri më tani kanë humbur jetën në galeri 476 persona, ndërsa 500 të tjerë janë gjymtuar si pasojë e aksidenteve në punë.

 

Ai thotë se kushtet në të cilat punojnë minatorët janë ende të vështirë.

 

“Pavarësisht protestave dhe reagimeve të vazhduara, situata ende nuk është përmirësuar, në drejtim të garantimit të sigurisë së jetës së minatorëve”, u shpreh Kol Nikollaj, kreu i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë.

 

Korrespondenti Enver Doçi thotë se par 5 vitesh janë regjistruar raste të dëmtimit të fëmijëve, të cilët mbledhin krom në Bulqizë, për t’u ardhur në ndihmë familjeve të tyre.

 

Minatorët e Bulqizës i bëjnë apel qeverisë që të miratojë statusin e minatorit dhe të rritë pensionet për këtë kategori, në të kundërt thonë se do të zhvillojnë protesta.

scroll to top