Ja shorti i Ligës së Kampionëve

Bayern Munich do të përballet me Real Madridin, Liverpooli me Romën në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Është hedhur shorti për fazën gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, shkruan gazeta Express.

Bayern Munich do të përballet me Real Madridin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Ndeshjen e parë Bayerni e zhvillon në shtëpi, kurse atë të kthimit në udhëtim, në “Santiago Bernabeu”.

Sfida tjetër do të jetë mes Liverpoolit dhe Romës. Liverpooli sfidën e kthimit e zhvillon në udhëtim.

Ndeshjet e para do të zhvillohen me 24 e 25 prill, ndërsa ato të kthimit me 1 dhe 2 maj. /Gazeta Express/

scroll to top