Jakupi: Zgjedhjet e prillit në pikëpyetje!

Nënkryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Subhi Jakupi thotë se nëse nuk zgjidhet përbërja e re e Komisionit, atëherë sipas tij, zgjedhjet e prillit do të jenë në pikëpyetje.

“Afatet kohore kanë filluar të ngushtohen në atë aspektin kohor, të arritjes së punëve dhe procedurave të gjitha çështjeve që duhet të marrë KSHZ-ja për përgatitjen e zgjedhjeve dhe organizimin e zgjedhjeve të muajt prill. Ne si komision kemi bërë ato punët më sublime të cilët janë të nevojshme, për momentin dhe po presim të zgjidhet komisioni i ri për ti ndërmarrë të gjitha punët tjera për organizimin e zgjedhjeve”, tha Jakupi.

Sipas tij, komisioni i ri duhet të zgjidhet sa më shpejtë sepse e presin shumë punë, si pastrimin e listës që është prioritete si dhe dalje në teren të komisionit. Subhi Jakupi është propozuar kandidat edhe për përbërjen e re të KSHZ-së.

scroll to top