Janeva e “kërkon” ligjin sa më shpejtë!

Prokuroria speciale për rastet e veprave penale që dalin nga përmbajtjet të përgjimeve, ka dorëzuar iniciativën për sjellejn e ligjit për këtë prokurori në qeveri dhe te të gjithë deputetët për shkak se deri më tani nuk ka marr përgjigje nga institucionet kompetente për këtë, ndërsa ka nevjë urgjente për sjelljen e këtij ligji.
Në këtë iniciativë janë arsyetuar edhe shkaqet për sjelljen urgjente të këtij ligji dhe bashkë me këtë është dhënë edhe një analizë për gjendjen momentale të kuadrit ligjor që ka të bëjë me këtë çështje, implikimet që ligji do t’i ketë, transmeton TetovaSot.
“Pasur parasysh rëndësinë që kjo Prkurori publike ka për Maqedoninë, si dhe domosdoshmëria për funksionim të papenguar, presim pëgjigje positive sa më shpejt për iniciativën tonë dhe sjelljen e ligjit me procedurë të përshpejtuar”, thuhet në njoftimin e kësaj prokurorie./TetovaSot/

scroll to top