Janeva hapi 14 lëndë për mashtrimet zgjedhore

Prokurorja Speciale arriti të grumbullon fakte për 14 raste të manipulimeve zgjedhore. Nga ekipi i saj njoftuan se numri i lëndëve për parregullsi zgjedhore mund të rritet andaj për javën që vjen paralajmëron të dhëna të përgjithshme.

“Në drejtim të grumbullimit të të dhënave tashmë kanë filluar aktivitetet për mbledhjen e tyre. Në këtë drejtim, ju njoftojmë se tashmë janë siguruar fakte të caktuara dhe punohet në mbledhjen edhe të dëshmive të tjera. Për momentin, në interes të hulumtimit është të mos publikojmë se për çfarë lloj të aktiviteteve bëhet fjalë, çfarë dëshmish kemi mbledhur, emra të caktuara të përfshirë në këto aktivitete, por edhe për numrin e lëndëve”, ka deklaruar për gazetën “Vest”, zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Lençe Ristovska.

Kjo prokurori, njëkohësisht vlerëson kompetencat edhe të 30 lëndëve të cilat Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë javës së kaluar i dorëzoi në Ministrinë e Drejtësisë.

Për asnjërën nga këto lëndë nuk ka inicuar prokurim, edhe përskaj hetimeve disa mujore nga prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion edhe nga Prokuroria Publike e Shkupit.

scroll to top