Jay Z përplaset sërish me kunatën, shkak bëhet Beyonce

auto_solange-knowles-jay-z-landscape1494423697.jpg

Tjetër sherr mes reperit Jay Z dhe kunatës së tij Solange Knoëles, dhe si gjithmonë shkak bëhet Beyonce.

Sipas thashethemeve që kanë nisur të qarkullojnë së fundmi, Jay Z dhe Solange kanë nisur të diskutojnë ashpër për shkakun se kush do të qëndrojë pranë Beyonce kur ajo të sjellë në jetë binjakët e saj.

“Solange i ka qëndruar shumë pranë Bey së fundmi, duke frekuentuar seanca yoga si dhe duke u kujdesuar për trupin e saj, që të jetë sa më në formë dhe dëshiron që të jetë pranë motrës së saj kur ajo të lindë”, ka thënë një burim i brendshëm. “Nga ana tjetër Jay insiston se është detyra e tij të jetë pranë bashkëshorts së tij kur fëmijët të vijnë në jetë dhe dëshiron që Solange të jetë jashtë sallës së lindjes”.

Një burim i brendshëm për “Radar Online” ka thënë: “Kjo çështje është shndërruar në një luftë të vërtetë mes tyre, duke mos marrë parasysh se çfarë Beyonce dëshiron”.

scroll to top