“Jetojmë nën një qiell”, dokumentar kushtuar zyrtarizmit tё gjuhës shqipe

Qendra Analitike Hulumtuese „Abdilaqim Ademi“, e drejtuar nga z. Izet Mexhiti, organizoi Premierën e dokumentarit “Jetojmë nën një qiell”, i realizuar nga gazetarja e radio televizionit shqiptar znj. Mira Shkurti, dhe ёshtё një punё 2 vjeçare qё autorja ka punuar së bashku me stafin e vet pёr tё realizuar dokumantarin final qё u transmetua dje.

Dokumentari, i është kushtuar njërës prej ngjarjeve mё tё rёndёsishme nё historinё e shqiptarёve tё Maqedonisë, dhe jo vetëm, zyrtarizmit tё gjuhës shqipe.

Ky dokumentar flet pёr sfidat dhe rrugëtimin e gjatё qё ёshtё dashur tё kalojmё qё nga lufta me armё nё dorё, e deri nё arritjen e marrëveshjeve politike nё favor tё çështjes shqiptare.

Siç ёshtё marrëveshja e Ohrit, pas sё cilёs pasuan edhe tё tjera tё rëndësishme siç ishte ajo e 14 Janarit, e cila finalizoj edhe njё nga betejat mё tё mёdha luftarake dhe politike, pra, zyrtarizimit tё ligjit pёr gjuhёt nё fletoren zyrtare.

scroll to top