Joe Biden: Rusia do ta paguante më shumë nëse agresioni kundër Ukrainës do të vazhdonte

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden theksoi sot se Rusia do të paguante më shumë nëse agresioni kundër Ukrainës do të vazhdonte, në një fjalim para Parlamentit ukrainas.
“Nëse agresioni rus vazhdon, kostoja e vendosur për Moskën do të vazhdojë të rritet”, deklaroi Biden duke premtuar mbajtjen e sanksioneve perëndimore të dekretuara në vitin 2014 kundër Rusisë, që ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë dhe është akuzuar për mbështetje ushtarake të rebelëve prorusë në lindje të Ukrainës.

“Sanksionet nuk mund të hiqen për aq kohë sa Rusia nuk do të përmbushë të gjitha angazhimet në kuadër të marrëveshjeve për paqe të Minskut duke parashikuar kapërcimin e konfliktit në Lindje, që ka shkaktuar më shumë se 8 000 të vdekur që prej shpërthimit në muajin prill 2014”, shtoi ai.

“SHBA-ja nuk e njeh dhe nuk do ta njohë kurrë përpjekjen e Rusisë për të aneksuar Krimenë”, shprehu me keqardhej zyrtari amerikan, deklaratat e të cilit u pritën me ovacione nga deputetët.

SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur sanksione kundër Rusisë pas aneksimit të Krimesë në muajin mars 2014 dhe më pas i riforcuan në kuadër të konfliktit në lindjen separatiste proruse, ku Moska përgënjeshtron çdo përfshirje.

scroll to top