Ju kishin munguar ‘REBELDE’…Ky lajm me siguri do ju gëzojë

Pas 12 vitesh nga suksesi i telenovelës latine ‘Rebelde’, produksioni ka plane surprizuese.
Nëse nuk ju besohet, është duke u realizuar një versioni ri i ‘RBD’.

Telenovela për adoleshentë u cilësua një sukses i padiskutuar dhe për faktin se u transmetua në shumë vende të botës. Personazhet kryesore të telenovelës vazhdojnë ende të mbeten në kujtesën e publikut shqiptar.

E reja në këtë rirealizim do të jenë personazhet përfaqësues të nacionaliteteve të ndryshme. Titulli i kësaj telenovele do të jetë ‘Like’.

Konfirmohet se do të jenë pjesë e telenovelës dy personazhe kryesore të ‘RBD’ si dhe personazhe japoneze dhe brazilianë.

Një prej personazheve të konfirmuar pjesë e produksionit të ri do të jetë Giovani, djali biond dhe mjaft karrizmatikë. Ende nuk ka një datë të përcaktuar se kur do të fillojë transmetimi i telenovelës së re. /Gazeta Express/

 

scroll to top