Ju kujtohet hiti “Aserje”? Ja si duken sot këngëtaret e hitit spanjoll (Video)

Të gjithëve na kujtohet hiti i vajzave spanjolle “Asereje”.

Grupi i katër motrave spanjolle Las Ketchup, ishin bërë të njohura në vitin 2002 në gjithë botën pas hitit “Asereje”.

Pas vitit 2002, motrat ishin bashkuar përsëri për të përfaqësuar Spanjën në festivalin evropian të këngës Eurovision në vitin 2006, por që nuk shënuan ndonjë sukses të madh.

Edhe pse më nuk janë aktive në muzikë, motrat e Las Ketchup gjatë vitit 2016 kanë pasur një rikthim në skenë, ato kanë kënduar në festivalin suedez “Melodifestivalen” hitin e tyre “Asereje”.

Edhe sot ata që mbajnë mend hitin e vitit 2002, vazhdojnë të kenë një simpati të madhe për grupin i cili muzikën tashmë e kanë lënë anash.

scroll to top