Juan Sebastian Veron, trajner i Lazio-s?!

Rezultatet e fundit zhgënjyese të Lazios do të detyrojnë drejtuesit e klubit të ndërrojnë në mënyrë urgjente trajnerin, pasi Stefano Pioli nuk po garanton rezultate pozitive.
Në pesë javët e fundit në Serinë A, Lazio ka marrë vetëm 1 pikë, duke treguar se në krahasim me sezonin e shkuar, këtë vit diçka mungon.

Opsioni i parë për të zëvendësuar italianin është ish-mesfushori argjentinas, Juan Sebastian Veron, i cili ka dhënë një intervistë të shkurtër ku tregon dëshirën e tij për t’u rikthyer në Itali.

“Kam kaluar momente fantastike tek Lazio. Kam pasur raporte të mira si me trajnerin Eriksson, ashtu edhe me shokët”.

“Nuk kam ende ofertë zyrtare nga drejtuesit, por do të pëlqente të rikthehesha tek ekipi që kam dashuruar gjithnjë. Premtoj se do të jap më të mirën time për Lazion”.

“Nuk mendoj se në Itali ka një lojtar që ngjan me të shkuarën time. Pogba më afrohet, ndaj dhe e vlerësoj në maksimum”, ka thënë Veron. /Telegrafi/

scroll to top