Juve rivali kryesor i Interit

Presidenti i nderit i Interit, Massimo Moratti thotë se Juventus është rivali kryesor i zikaltërve në garën për titullin e Serie A në këtë sezon.
Aktualisht Interi është lider në elitën e futbollit italian pas 16 xhirove të zhvilluara, ndërsa bardhezinjtë po rikthehen në formën e duhur çdo javë e më shumë.
“Juventus është rivali më i madh i Interit për titull, veçanërisht sepse shumica e ndeshjeve të tyre të vështira janë në shtëpi në pjesën e dytë të sezonit”, tha Moratti.
“Ekipet tjera nuk duhet përjashtuar, por Juve janë fitues sepse janë të mirë. Gjërat nuk shkuan mirë për ta në fillim të sezonit, por ata po marrin veten”.

scroll to top