Juventusi po e rikthen këtë sulmues!?

Sulmuesi i Chelseat, Alvaro Morata, është pajtuar me kushtet e ofruara për t’u kthyer në Juventus.
Sipas Rai Sport, marrëveshja është arritur mes Juventusit dhe kampit të Moratas, dhe spanjollin që është i gatshëm të pranojë ulje page për t’iu ribashkuar “Bardh e zinjve”, transmeton Gazeta Express.

Ish-sulmuesi i Real Madridit i fiton plot 9 milionë euro në sezon te Chelsea, derisa lojtari më i paguar te Juve është Gonzalo Higuain me 7.5 milionë euro në vit.

Megjithatë, transmetuesi italian paralajmëron se Chelsea mund të kërkojë t’i rifitojë përafërsisht 66 milionë eurot që i shpenzuan për Moratan verën e kaluar.

Ndër opsionet mund të jetë huazimi dyvjeçar me opsion për ta blerë më 2020.

Morata i fitoi dy tituj në Serie A me Juventusin dhe e arriti finalen e Ligës së Kampionëve mes viteve 2014 dhe 2016. /Express/

scroll to top