K.F Skënderbeu do luajë ndeshjen e fundit në Europa League

KF shqiptar Skënderbeu do ta zhvillojë sot ndeshjen e fundit në Evropa League ndaj Lokomotivës së Moskës në “Elbasan Arena”. Ani pse nuk ka gjasa për kualifikim janë zbehur , kjo llogaritet si një eksperiencë emocionuese për kampionët e Shqipërisë, që pavarësisht se nuk mund të pretendojnë kualifikimin, sipas trajnerit Mirel Josa kanë shumë arsye për të kërkuar rezultatin pozitiv.

“Jemi të detyruar të vazhdojmë edhe këtë ndeshje, që është e fundit e jona në Europa League, duke i rrit prestigjin skuadrës. Në qoftë se do të merret një rezultat pozitiv, barazim ose fitore, atëherë rritet koeficienti i skuadrës për vitin e ardhshëm, por kemi edhe leverdi ekonomike”, u shpreh Josa, transmeton T.CH.

Për të arritur kualifikimin për në fazën tjetër të Europa Leagues, Lokomotivës së Moskës i duhet patjetër fitorja në “Elbasan Arena”. Në rast të një barazimi, atëherë skuadra ruse duhet të shpresojë në një triumf të turqve të Beshiktash ndaj Sportingut në Lisbonë.

Sfida Skënderbeu-Lokomotivë e Moskës do të luhet të enjten në “Elbasan Arena” dhe do të transmetohet në orën 21:00 në paketën “Supersport”.

scroll to top