Kabineti i ri qeveritarë në dorë të Ali Ahmetit

Ali-Ahmeti-1.jpg

Ndonëse me të madhe përfliten emra të shumtë për dikastere të ndryshme që BDI-ja mund t’i merr në qeverinë e re, megjithatë mbetet akoma enigmë se kush cilën ministri do e drejtojë. Informacionet e fundit flasin se gjithë kandidatët do të shoshiten nga vet lideri i BDI-së z. Ali Ahmeti i cili tashmë ka marrë frenat në dorë për të nxjerë potencialin më të mirë partiak në pozitat më të larta ekzekutive. Edhe këtë herë pozicionet e BDI-së në qeveri do të jenë mjaft të fuqishme pasiqë flitet se krahas dy zv.kryeministrave, kuadro të BDI-së do dretojnë dhe shumë ministri disa prej të cilave më të rëndësishme. BDI gjithashtu do ketë më shumë zv.ministra se sa ka pasur më herët, sekretar shtetërorë por dhe drejtor të ndërmarjeve të rëndësishme shtetërore.

scroll to top