Kadastra nuk do pranojë kërkesa sot dhe të hënën

Për shkak të sendërtimit të sistemit elektronik të Kadastrës, sot(1 dhjetor) dhe të hënën javën e ardhshme (7 dhjetor), nuk do të pranohen kërkesa dhe të nxirren të dhëna përmes sportelit elektronik, sportelet në Qendrën e Shkupit për kadastër të patundshmërive dhe në sektorët për kadastër të patundshmërive nëpër shtet.

Agjencia për kadastër të patundshmërive, duke i ndjekur trendet moderne dhe teknologjitë bashkëkohore informatike, sot kumtoi se do ta kryejë sendërtim të sistemit të saj elektronik me zgjidhje të reja harduer të cilat janë fjala e fundit e teknologjisë.

“Pas sendërtimit të sistemit elektronik dhe harduerit, kadastra do t’i përmirësojë kapacitetet e tyre për realizimin e projekteve të ardhshme, do të rritet siguria e të dhënave dhe do të përmirësohet shpejtësia e zgjidhjes së lëndëve dhe dhënies së të dhënave”, thuhet në kumtesën e Agjencisë për kadastër të patundshmërive.

scroll to top